Kurti nderon Imzot Nikë Prelën dhe Imzot Mark Sopin në akademinë solemne në Prishtinë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka marrë pjesë sot në akademinë solemne të organizuar me rastin e 30-vjetorit të ndarjes nga jeta të Imzot Nikë Prela dhe 20-vjetorit të vdekjes së Imzot Mark Sopi. Akademia u mbajt në qendrën Bogdanipolis, pranë Katedrales në Prishtina.

Duke vlerësuar jetën dhe veprën e dy figurave të shquara të Kishës Katolike, kryeministri Kurti theksoi se Imzot Prela dhe Imzot Sopi nuk ishin vetëm udhëheqës fetarë, por edhe personalitete me etikë të lartë publike, moral të rrallë qytetar dhe dëshmitarë të një periudhe të vështirë për popullin e Kosovës. Sipas tij, ata shërbyen si ura lidhëse mes dimensionit shpirtëror dhe atij qytetar, mes besimit fetar dhe përgjegjësisë shoqërore e shtetërore, duke kontribuar në ndërgjegjësimin kombëtar dhe në forcimin e lidhjeve të Kosovës me botën demokratike.

Kurti vlerësoi se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk janë vetëm rezultat i proceseve politike dhe diplomatike, por edhe fryt i qëndresës morale të figurave që, në rrethana të rrezikshme, refuzuan ta pranojnë padrejtësinë si gjendje normale.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij personal, kryeministri shprehu mirënjohje të thellë për veprën dhe trashëgiminë e Imzot Nikë Prelës dhe Imzot Mark Sopit, duke theksuar se kjo trashëgimi mbetet udhërrëfyese për shoqërinë dhe brezat që vijnë.

Ai shtoi se, në kohën e errët të represionit dhe shtypjes, këta dy personalitete e kuptuan se misioni i tyre nuk mund të kufizohej vetëm në shërbesën fetare, por kërkonte përgjegjësi morale, guxim qytetar dhe angazhim aktiv në mbrojtje të dinjitetit njerëzor, të drejtës dhe të lirisë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika