Një grua është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 25-orësh.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 18 janar 2026, rreth orës 11:00. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, shtetase e Kosovës.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.