Një grabitje ka ndodhur paraditen e së hënës në një argjendari në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast ‘Vjedhje e rëndë’, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.