Procesi i ri-numërimit pritet të përfundoj në fund të janarit

Edhe të paktën 10 ditë mund t’i marrë procesi i rinumërimit. Kështu të paktën janë pritjet e KQZ-së, që pas vendimit për rinumërimin e plotë të votave të kandidatave, ka shtuar kapacitetet në QNR.

Ilustrim

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të rinumërohen prap gati 900 mijë vota, jo të partive por të kandidatëve, procesi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është në vlugun e punës.

Nga 13 janari kur nisi procesi, fillimisht një pjesë e më pas të gjitha kutitë nga 2557 vendvotime u sollën këtu në qendër për t’i rinumëruar votat dhe deri në orët e pasdites, u numëruan mbi 27%.

Nga rreth 40 persona në ekipet e numërimit sa ishin, tash stafi është dyfishuar.

“Gjatë një ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë është 76 ekipe numërimi, bazuar në këtë kapacitet dhe në numrin e vendvotimeve të mbetura për t’i numëruar planifikojmë që procesi i ri-numërimit të përmbyllet deri në fund të këtij muaji, pra deri në fund të janarit”, ka thënë zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Pas përfundimit të ri-numërimit dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare i hapet rrugë periudhës së  ankesave në PZAP, eventualisht pastaj në Gjykatën Supreme, për të e përmbyllur përfundimisht këtë proces me certifikim të rezultateve.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerësojnë se përpos dëmeve që shpërputhja e votave mund të ia bëjë integrititet të procesit zgjedhor, sfidues mund të jenë edhe afatet e formimit të institucioneve, për shkak të domosdoshmërisë së zgjedhjes së presidentit të ri jo më vonë se data 4 mars.

“Megjithatë tashmë është më lehtë sepse kemi një subjekt që ka fituar një shumcë të madhe të votave dhe se formimi i numrit 61 është i lehtë mirëpo presim dhe shpresojmë që deputetët të mos abuzojnë e sidomos partia më e madhe të mos abuzojë me të drejtën që i kanë dhënë me të drejtën për t’i formuar institucionet për shkak të interesave partiake, interesave të ngushta”, ka thënë Melos Kolshi nga IKD.

Neni 105 dhe 106 i ligjit për Zgjedhje e Përgjithshme flasin për afatet për ankesat e palëve në PZAP dhe në Gjykatën Supreme, përfshirë edhe periudhën kur duhet të kthejnë përgjigja.

Nëse ka ankesa dhe nëse edhe PZAP dhe Supremja i shfrytëzojnë maksimalisht afatet ligjore të lejuara, përfundimisht rezultate mund të certifikohen, maksiumumi 13 ditë pas përfundimit të numërimit të votave, rrjedhimisht i bie në javën e dytë të muajit shkurt.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

Të fundit nga rubrika