Muja: Të enjten mbahet seanca e radhës

Deputeti i VV-së, Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të enjten e 14 korrikut, ku në rend dite parashihet të jenë disa projektligje të rëndësishme

Deputeti i VV-së, Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten e 14 korrikut.

Muja ka thënë se kjo seancë do të jetë vazhdim i disa pikave të papërfunduara.

Po ashtu, ka bërë të ditur se në seancën e re plenare në rend dite do të jenë dy projektligje të rëndësishme, projektligji për deklarimin e pasurisë dhe skemës së granteve komunale të menaxhuara në performancë.

Muja gjithashtu ka kërkuar konsensus me partitë opozitare për çështjet që ndërlidhen me drejtësinë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika