Manipulimi i votave në Malishevë, Prokuroria ndalon 15 kryekomisionerë

Dhjetëra komisionerë dhe kryekomisionerë janë intervistuar sot nga Prokuroria e Gjakovës si të dyshuar për manipulim të votave në Malishevë. 15 kryekomisionerët janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është kërkuar paraburgim, ndërsa të tjerët, Prokuroria do t’i hetojë në procedurë në rregullt

Malisheva e ka pasur radhën të mërkurën për të pasur punë me Policinë dhe Prokurorinë.

Që nga mëngjesi, zyrtarët policorë të stacionit për rajonin e Gjakovës kanë intervistuar dhjetëra komisionerë dhe kryekomisionerë nga Malisheva, lidhur me dyshimet për manipulim të votave në këtë komunë.

Pas aksionit, Prokuroria mbajti konferencë për media, në të cilën u tha se këta persona dyshohen për veprën penale “falsifikim i rezultatit të votimit”.

E, ashpër me ata që dyshohet se manipuluan votat u tregua Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, Laura Pula, që tha se ligji do të zbatohet pa kompromis.

Në këtë konferencë kryeprokurori u pyet edhe për mundësinë që në hetim të përfshihen edhe kandidatët që kanë përfituar nga manipulimi me votat.

Ai nuk e mohoi një gjë të tillë, ndonëse tha se deri tash nuk është ndaluar asnjë nga kandidatët.

Ndërsa pas konferencës, Prokuroria bëri të ditur përmes një njoftimi se ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 15 kryesuesve, ndërkaq, 43 komisionerët do të hetohen në procedurë të rregullt.

E, detaje rreth deklarimeve që disa të pandehur bënë gjatë intervistimit, dhanë avokatët e tyre.

Për caktimin e masës e sigurisë, Gjykata pritet të thërras seancë brenda afatit ligjor.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika