Faza e ligës në Champions League ka përfunduar, dhe tashmë është caktuar renditja për raundin e 1/16-ës dhe play-off-in.
Sporting CP ka përfituar vendin e Real Madridit në top 8, falë golit në minutën e 95-të të Alisson Santos, ndërkohë që Los Blancos humbën 4-2 ndaj Benficës së Jose Mourinhos, e cila kualifikohet përmes diferencës së golave, duke eliminuar Marseille-n.
Golin vendimtar e shënoi portieri i Benficës, Anatoliy Trubin, duke treguar edhe një herë aftësitë taktike të “Special One”.
Një tjetër trajner i madh që nuk arriti sukses ishte Antonio Conte, pasi Napoli humbi 3-2 ndaj Chelseat dhe përfundoi në vendin e 30-të, duke rrezikuar të ketë fundin e karrierës te klubi italian pas një jave të vështirë.
Rezultatet kryesore të javës së fundit:
- Ajax 1-2 Olympiacos
- Arsenal 3-1 Kairat Almaty
- Monaco 0-0 Juventus
- Athletic Club 2-3 Sporting CP
- Atlético Madrid 1-2 Bodø/Glimt
- Bayer Leverkusen 3-0 Villarreal
- Borussia Dortmund 0-2 Inter
- Club Brugge 3-0 Marseille
- Eintracht Frankfurt 0-2 Tottenham
- Barcelona 4-1 Copenhagen
- Liverpool 6-0 Qarabağ
- Manchester City 2-0 Galatasaray
- Pafos 4-1 Slavia Praha
- Paris Saint-Germain 1-1 Newcastle United
- PSV Eindhoven 1-2 Bayern Munich
- Union Saint-Gilloise 1-0 Atalanta
- Benfica 4-2 Real Madrid
- Napoli 2-3 Chelsea
Top 8 skuadrat e kualifikuara direkt për 1/16:
- Arsenal
- Bayern Munich
- Liverpool
- Tottenham
- Barcelona
- Chelsea
- Sporting CP
- Manchester City
Skuadrat që do të luajnë në play-off (vendet 9–24):
- Real Madrid
- Inter
- Paris Saint-Germain
- Newcastle United
- Juventus
- Atletico Madrid
- Atalanta
- Bayer Leverkusen
- Borussia Dortmund
- Olympiakos
- Club Brugge
- Galatasaray
- Monaco
- Qarabag
- Bodø/Glimt
- Benfica
Play-off-i i Champions League do të zhvillohet më 16-18 dhe 23-25 shkurt, ndërsa shorti për të përcaktuar përballjet dhe rrugën drejt 1/16 do të mbahet të premten.