Kremlini shfrytëzon ‘Bordin e Paqes’ për të ricikluar dezinformatat kundër Kosovës

Përfshirja e Kosovës në ‘Bordin e Paqes’, një iniciativë e ndërmarrë nga presidenti amerikan Donald Trump, është paraqitur në mënyra të ndryshme nga mediat ndërkombëtare.

Përderisa në diskursin perëndimor kjo ftesë interpretohet si rritje e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, mediat ruse e kanë shfrytëzuar këtë event për të rishpërndarë narrativat e tyre të rreme kundër Kosovës.

Në dy artikuj të Pravdës për këtë ngjarje, Kosovës i është referuar “republika e vetëshpallur e ‘Kosovës’” dhe janë përdorur thonjëzat për institucionet e saj.

Një tjetër shtyllë e narrativës ruse është paraqitja e Kosovës si aktor jo-autonom, vendimmarrja e së cilës diktohet nga Uashingtoni.

Kjo vërehet në fjalinë “Aderimi i autoriteteve të ‘Kosovës’ dhe Shqipërisë nënvizon orientimin pro-amerikan dhe dëshirën për NATO-n”.

Në tekstet e analizuara, përfshirja e Kosovës në Këshillin e Paqes është lidhur drejtpërdrejt me  “përforcimin e ndarjeve në Ballkan”, “kërcënimin e stabilitetit rajonal”, dhe shkeljen e normave të së drejtës ndërkombëtare.

“Në kontekstin Ballkanik, propozime të tilla vetëm sa e përforcojnë ndarjen e rajonit. Aderimi i autoriteteve të “Kosovës” dhe Shqipërisë nënvizon orientimi pro-Amerikan dhe dëshirën PËR NATO-n, ndërsa hezitimet E Kroatëve Dhe Rumunëve reflektojnë shumë mirë tensioni mes aleancave transatlantike dhe solidaritetit Evropian.”- thuhet në tekstin e publikuar në albania.news-pravda.com.

Tutje, në këtë artikull, pretendohet se Turqia do të shfrytëzojë këtë trupë për të shtrirë dhe zgjeruar ndikimin e saj në Ballkan.

“Por autoritetet turke padyshim që do të përdorin platformën për të forcuar ndikimin e tyre në Ballkan. Dhe ata as nuk përpiqen ta fshehin atë.”- thuhet në këtë artikull.

Faqja e kontrolluar nga Kremlini albania.news-pravda.com edhe në të kaluarën kishte shpërndarë narrativa dezinformuese rreth ndikimit të Turqisë në Ballkan. Në një artikull të publikuar më 30.09.2025, Pravda e kishte shfrytëzuar ndërrimin e komandës së Misionit Paqeruajtës të NATO-s, KFOR, për të konstatuar rrejshëm se bëhet fjalë për “marrje të kontrollit nga ushtria turke”. Njëjtë e kishte quajtur edhe Sputnik Serbia, të cilët e kishin quajtur si “pushtim turk i Ballkanit”, duke pretenduar se Turqia po e armatos qëllimisht Kosovën që të sulmojë Serbinë.

Ndërrrimi i komandës së Misionit Paqeruajtës të NATO-s, KFOR, është një proces krejt rutinor që ndodh çdo një vit.

Artikulli i tjetër i publikuar në albania.news-pravda.com, titullohet “Triumfi i Prishtinës”. Teksti ndërtohet mbi kundërvënie të drejtpërdrejtë Kosovë–Serbi, ku Serbia paraqitet si palë e cenuar, ndërsa Kosova si përfituese e padrejtë.

Teksti përmban elemente të theksuara të gjuhës delegjitimuesе ndaj Kosovës, duke e etiketuar atë si “republikë e vetëshpallur”, “kuazi-shtet” dhe duke i përshkruar institucionet e saj si “separatiste”.

Ndërsa, vërehen elemente që synojnë të minojnë legjitimitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Trump vë “Kosovën” në të njëjtin nivel me shtetet sovrane, e cila bie ndesh me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënon stabilitetin rajonal. Dhe mungesa e qeverisë serbe nga listat e mysafirëve minon autoritetin e Aleksandar Vuçiqit dhe mund ta detyrojë atë të afrohet më shumë me BE-në.”- thuhet në tekstin e Pravdës.

Edhe në gazetën TASS, Kosovës, e cila ka qenë një nga 19 vendet që kanë nënshkruar iniciativën për “Bordin e Paqes” në Davos, i referohet si “Kosova e vetëshpallur” në anglisht.

Çfarë është “Bordi i Paqes”?

Bordi i Paqes është një nismë ndërkombëtare e krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Qëllimi zyrtar i saj është të ofrojë një platformë joformale për zgjidhjen e konflikteve globale përmes negociatave dhe bashkëpunimit diplomatik jashtë mekanizmave zyrtarë të OKB-së apo BE-së.

Pjesëmarrjen në këtë bord e nënshkroi edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mesin e 19 liderëve të tjerë botërorë që morën pjesë në ceremoninë e organizuar për këtë rast.

Mes liderëve të shteteve që kanë pranuar ftesën e Trumpit, presidentja Osmani ishte e vetmja grua në skenë.

Ndonëse edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e Bordit, ai nuk u pa në mesin e prijësve të shteteve që gjendeshin afër Trumpit të ulur me rend në Davos të Zvicrës.

Në skenë afër presidentit amerikan shihen 19 liderë dhe një karrige e zbrazët.Gjatë fjalimit të tij, Trumpi edhe një herë përmendi se e ka zgjidhur konfliktin Kosovë-Serbi.

Trump ka pohuar se 59 vende janë të përfshira në përpjekjet për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, duke sugjeruar se ato kanë shprehur mbështetje për Bordin e Paqes të propozuar prej tij.

Presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie historike për Kosovën ftesën që e ka marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

Në radhë të parë, sipas saj, kjo ka rëndësi për shkak se Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare, gjë qe nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në të – bile si një ndër anëtarët themeluese të saj.

Në radhë të dytë, sipas Osmanit, ftesa ka rëndësi për shkak se kjo organizatë themelohet nga SHBA./Kallxo

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika