Irani integron 1 mijë dronë në ushtri mes kërcënimeve të luftës nga SHBA-ja

Kreu i ushtrisë së Iranit, Amir Hatami, ka urdhëruar integrimin e 1 mijë dronëve të sapo zhvilluar në Forcat e Armatosura të vendit, teksa Teherani lëviz për të forcuar kapacitetet e tij ushtarake mes kërcënimeve të luftës nga SHBA-ja.

Hatami, komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit, sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, mbikëqyri integrimin e mjeteve ajrore pa pilot.

Agjencia raportoi se dronët e sapo shtuar janë zhvilluar në përputhje me “sfidat e reja të sigurisë dhe mësimet operative të nxjerra nga lufta e fundit 12-ditore”, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini.

Sistemet janë prodhuar nga specialistët e ushtrisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes të Iranit.

Të projektuara në disa kategori operacionale, përfshirë sulm, ofensivë, zbulim dhe luftë elektronike, dronët synojnë të godasin objektiva të caktuara fikse dhe mobile në fushat detare, ajrore dhe tokësore.

Hatami tha se ruajtja dhe përmirësimi i avantazheve strategjike “mbetet një prioritet i përhershëm për ushtrinë iraniane”.

“Përgatitja për operacione të shpejta luftarake dhe përgjigje vendimtare ndaj çdo forme agresioni vazhdon të udhëheq planifikimin e mbrojtjes së Iranit, në përputhje me kërcënimet e pritura”, tha ai.

Tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit janë rritur javët e fundit, pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, se një “armadë masive” po lëviz drejt Iranit, së bashku me thirrjen e tij që Teherani të “ulej në tryezë” për bisedime.

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar se çdo sulm i SHBA-së do të sjellë një përgjigje “të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse”, teksa përsërisin se Teherani mbetet i hapur për bisedime vetëm nën ato që i përshkruan si “kushtet e drejta, të balancuara dhe jo të detyruara”.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika