Studentët e UNI po vazhdojnë të certifikohen direkt nga Arizona State University në SHBA

Studentët e UNI – Universum International College po përfitojnë vazhdimisht nga standardet më të larta të arsimit amerikan, duke u certifikuar drejtpërdrejt nga Arizona State University, universiteti më i madh publik në SHBA.

Së fundmi, studentët kanë përfunduar me sukses kursin e Gjuhës Angleze të ofruar nga ASU, duke u pajisur me certifikatë zyrtare ndërkombëtare, e cila përbën një avantazh të rëndësishëm për zhvillimin akademik dhe profesional në nivel global.

Përmes këtij bashkëpunimi unik, studentët e UNI kanë qasje në kurrikulën e Arizona State University, ndjekin lëndë së bashku me studentët e ASU-së dhe përfitojnë mundësi për diplomë të dyfishtëstudim jashtë vendit dhe përgatitje sipas kërkesave të tregut ndërkombëtar të punës.

Arizona State University renditet si universiteti #1 për inovacion në SHBA, duke ofruar një model arsimor modern, praktik dhe të orientuar drejt së ardhmes. Ky standard tashmë është i qasshëm edhe për studentët në Kosovë përmes UNI – Universum International College.

UNI vazhdon të pozicionohet si një nga institucionet më inovative në rajon, duke u ofruar studentëve edukim amerikan, certifikime ndërkombëtare dhe mundësi reale globale.

Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/

Email: [email protected]
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062