Arrestohet në Prizren i dënuari me 2 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një person të kërkuar, i cili ishte dënuar më parë me 2 vite burg për veprën penale të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë, njësitë operative të Stacionit Policor Prizren kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin E.Q., pas veprimeve hetimore dhe planit taktiko-operativ.

I njëjti ishte në kërkim pasi kishte marrë vendim të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore e Prizrenit për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas nenit 267, paragrafi 2 të KPRK-së.

Pas arrestimit, E.Q. është sjellë fillimisht në stacionin policor dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika