Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të rikthejë unitetin

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit brenda partisë, duke thënë se nuk ka dashur të involvohet në debatet publike rreth rezultatit zgjedhor, dorëheqjeve apo emrave konkretë për udhëheqjen e LDK-së.

Në një reagim publik, Mustafa ka bërë të ditur se ka refuzuar të involvohet në debate mediatike për dorëheqje apo emra të përveçëm, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor është çështje etike dhe duhet të zgjidhet brenda organeve të LDK-së, e jo përmes “tifozllëkut” që, sipas tij, deformon demokracinë e brendshme dhe rrezikon përçarje në Kuvendin e ardhshëm të partisë, njofton Dukagjini.

“Kam shumë kërkesa nga media të ndryshme të deklarohem për rrjedhat aktuale në LDK. Jam munduar të mos involvohem me opinione për çështje të rezultatit zgjedhor, në debate për dorëheqje apo se kush duhet të jetë e kush të mos jetë në krye të LDK-së, duke konsideruar se përgjegjësia për rezultatin është çështje etike, nuk është çështje e testimit dhe liçencimit. Se kjo zgjidhet në organet vendimmarrëse të LDK-së; jo në deklarimet e ndonjë dege, të ndonjë simpatizanti, josimpatizanti apo të ndonjë debutueseje boshe se kush duhet të shkojë e kush jo nga LDK”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa, mes tjerash, ka kritikuar qasjet që sipas tij e deformojnë demokracinë e brendshme të partisë dhe rrezikojnë përçarjen.

“Në LDK problemet më së paku mund të zgjidhen me tifozllëk, andaj format e tilla të propagandës e deformojnë demokracinë dhe mund ta bëjnë Kuvendin e thirrur arenë të përçarjeve, që nuk i nevojitet LDK-së, e cila akoma nuk është shëruar nga një Kuvend i tillë i para njëzet viteve. LDK nuk meriton epitafe. Ata që e duan duhet ta duan me besim të plotë se LDK ka potencial, ka forcë vetërregulluese dhe mund të ringritet si subjekt i fortë politik, i cili siguron balancë në ndërtimin demokratik të shtetit të Kosovës. Duhet ta kuptojnë se LDK qëndron para çdo emri të përveçëm; se përveç me kryetarin e saj historik Ibrahim Rugova, LDK nuk identifikohet me asnjë emër të veçantë”, ka shkruar Mustafa.

Mes tjerash, ish-kreu i LDK-së ka përmendur edhe Kuvendin e partisë, teksa ka nënvizuar se LDK duhet të rikonfirmojë identitetin e saj si parti konservatore e qendrës së djathtë me orientim të palëkundur euroatlantik, duke shtuar se beteja politike e saj nuk duhet të jetë “ankand”, por ofertë serioze për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm dhe funksional.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika