“Tani jemi më të çliruar, dimë ku e ka varrin vëllai ynë”: Pas 27 vitesh, gjendet trupi i Rasim Kocit, i zhdukur gjatë luftës

Pas më shumë se dy dekadash pritjeje dhe pasigurie, familja Koci ka marrë lajmin e shumëpritur, trupi i Rasim Mehmet Kocit, i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 gjatë luftës në Kosovë, është identifikuar.

Sadik Koci, vëllai i Rasim Mehmet Kocit, ka ndarë emocionet e tij në televizionin Dukagjini, duke treguar se gjetja e trupit për familjen është një lehtësim i madh.

“Është një lehtësim i mirë për neve, se e dimë ku e ka varrin. Edhe shumë jemi më të çliruar se tash e dimë ku. Se janë shkuar shumë vite e shpresat kanë qenë të vogla. E dashtë Zoti shyqyr që është bërë kjo…”, ka thene Koci.

Rasim Mehmet Koci ishte vrarë gjatë luftës dhe, sipas familjarëve, ndërsa trupi i tij u zhduk. Familja Koci ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës, duke dhënë gjithsej tre martirë, përfshirë Afrim Idriz Kocin dhe Besim Idriz Kocin, të vrarë në mars të vitit 1999.

Homazhet për Rasim Mehmet Kocin do të mbahen më 31 janar, nga ora 12:00 deri në 13:00 në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të zhvillohet në ora 13:30 në Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika