Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Aliu në Ferizaj, mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë qëndruar sot në Komunën e Ferizaj, ku janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e platformës e njoftuan Kryetarin Aliu me misionin e “Liria ka Emër” dhe me aktivitetet në kuadër të fushatës së mobilizimit qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të dinjitetit të luftës çlirimtare.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, shprehu mbështetje të plotë për këtë iniciativë qytetare dhe u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.

“Lufta për liri dhe pavarësi ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Drejtësia për ata që sakrifikuan për këtë vend nuk guxon të politizohet. I ftoj qytetarët e Ferizajt dhe të gjithë Kosovës që më 17 shkurt të bashkohen në Prishtinë për drejtësi të vërtetë për çlirimtarët tanë”, tha Aliu.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e platformës, Eliza Hoxha, vlerësoi mbështetjen institucionale dhe qytetare që po merr marshi nëpër Kosovë.

“Mbështetja nga Ferizaj është dëshmi se kjo kauzë i përket ndërgjegjes qytetare. Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ është thirrje paqësore për drejtësi të paanshme dhe për respektimin e së vërtetës sonë historike”, tha Hoxha.

Edhe përfaqësuesi tjetër i platformës, Ismail Tasholli, theksoi rëndësinë e mobilizimit gjithëpërfshirës.

“Ky marsh nuk është kundër drejtësisë, por kundër politizimit të saj. Më 17 shkurt marshojmë si qytetarë, për dinjitetin e luftës çlirimtare dhe për drejtësi që nuk selektohet”, tha Tasholli.

Platforma Liria ka Emër do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në të gjitha komunat e Kosovës, me synimin e një mobilizimi sa më të gjerë qytetar për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, më 17 shkurt në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika