Sydney Sweeney kundër etiketimeve politike: Nuk jam këtu për politikë, por për art

Sydney Sweeney ka reaguar ndaj talljeve dhe etiketimit si “MAGA Barbie”, disa muaj pasi fushata e saj për American Eagle u kthye në një debat të madh në rrjetet sociale.

Aktorja u bë qendër polemikash verën e kaluar, pas një reklame virale për xhinse që u kritikua ashpër për lojën e fjalëve me shprehjen “gjene të mira”, duke sjellë akuza absurde për nënkuptime raciste dhe politike.

Pas zhurmës, u raportua se Sweeney ishte republikane e regjistruar, gjë që ndezi edhe më shumë reagimet, madje Presidenti amerikan Donald Trump ironizoi duke thënë se “tani e do reklamën e saj”.

Talljet vazhduan edhe më vonë, për shkak të një paraqitjeje televizive ku pamja e saj u krahasua me prezantuese të Fox News, shkruan DailyMail.

Së fundmi, aktorja ka hapur një kapitull të ri duke lançuar markën e saj të të brendshmeve SYRN, të cilën e ka promovuar me një fotosesion provokues dhe një paraqitje në kopertinën e revistës Cosmopolitan. Brenda intervistës, ajo foli hapur për mënyrën se si publiku e ka politizuar figurën e saj.

“Nuk kam qenë kurrë këtu për të folur për politikë. Jam këtu për të bërë art”, u shpreh Sweeney, duke shtuar se shpesh njerëzit e përdorin si mjet për narrativat e tyre.

Ajo theksoi se nuk ka fitore në përpjekjen për të sqaruar gjithçka publikisht, pasi çdo deklaratë mund të keqinterpretohet.

Aktorja e “Euphoria” u shpreh se beson te dashuria, respekti dhe mirëkuptimi, dhe se nuk mbështet urrejtjen në asnjë formë. Ajo pranoi gjithashtu se është distancuar gradualisht nga rrjetet sociale, pasi situata kishte filluar të ndikonte negativisht në shëndetin e saj mendor.

Pavarësisht zhurmës, Sydney Sweeney këmbëngul se do të vazhdojë të jetë vetvetja dhe të fokusohet te arti dhe tregimi i historive, duke refuzuar të futet në beteja politike që, sipas saj, nuk e përfaqësojnë./Telegrafi

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika