Dhunimi i 13-vjeçares në Istog, Mehmeti: Nëse vërtetohet fajësia, dënimi mund të shkojë deri në 25 vjet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjtën në qytetin e Istogut, ku dyshohet se një  13-vjeçare është dhunuar nga një burrë  53-vjeçar në një motel në Istog.

Avokati, Nazim Mehmeti, vlerëson se dukuria e dhunimit tek të miturit është shqetësuese dhe është shpeshtuar.

Mehmeti, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se nëse të dyshuarit i vërtetohet fajësia nuk mund të dënohet më pak se 10 vjet, njofton Dukagjini.

“Është një dukuri shumë e rëndë në aspektin e shoqërisë tonë teksa jemi duke jetuar në një periudhë kohore ku kjo dukuri janë shpeshtuar sidomos ndaj të miturve – bëhet fjalë për një fëmijë jo më e madhe se 14 vjeç që është dhunuar nga një burrë i moshës madhore. Vepra është edhe më e rëndë pasi bëhet fjalë për një fëmijë e jo një të mitur – kryesi dënohet jo më pak se 10 vjet dhe plotësohen kushtet që të dënohet deri në 25 vjet nëse vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të plotfuqishëm”, u shpreh Mehmeti.

“Për faktin që ka shkuar në një motel me një të mitur, natyra e veprës është e rëndë pasi e ka joshur e nxitur por këtë do ta përcaktojnë organet e rendit”, u shpreh Mehmeti.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika