KQZ shpall rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 28 dhjetor.

Radoniqi deklaroi se nuk janë duke bërë shkelje të ligjit lidhur me shpalljen e rezultateve para përfundimit të afatit 48-orësh për ankesa lidhur me administrimin e procedurave të numërimit në QNR, njofton Dukagjini.

Radoniqi, mes tjerash, u shpreh se nga rezultatet përfundimtare Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve me 51.10 për qind të votave të përgjithshme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zënë vendin e dytë me 20.19 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është renditur e treta me 13.24 për qind të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.50 për qind të votave, ndërsa Lista Srpska ka marrë 4.49 për qind.

“Në vijim kemi subjektet dhe ulëset që kanë fituar dhe kandidatët. Atëherë, Lëvizja Vetëvendosje me 57 ulëse të fituara, PDK ka fitura 22 ulëse, nga LDK ka fituar 15 ulëse, AAK 6 ulëse”, deklaroi Radoniqi.

Me publikimin e rezultateve përfundimtare, pritet që të nisë edhe procesi i certifikimit të zgjedhjeve dhe hapat e mëtejmë për konstituimin e institucioneve të reja.

KQZ-ja, në këtë mbledhje nuk ka miratuar shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe.

Vendimi erdhi pasi dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika