29-vjet nga rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës, Osmani: Sakrifica e tyre ishte themeli i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 29-vjetorit të rënies heroike të heronjve Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxha ka bërë homazhe në nderim të tyre.

Osmani vlerësoi lartë kontributin e tyre duke theksuar se sakrifica e tyre ka ndërtuar themelet e Kosovës.

“31 janari është një prej ditëve më me peshë në historinë e Republikës së Kosovës, është një prej ditëve më frymëzuese për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është po ashtu një prej ditëve më frymëzuese për gjithë popullin e Kosovës që luftoi për liri. Në këtë ditë ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, të tre heronj të Republikës së Kosovës, duke dhënë kështu kumtin e lirisë dhe duke inspiruar një popull të tërë që të luftojë për lirinë që na ishte mohuar me shekuj”.

“Kjo sakrificë e tyre ka dhënë themelet e forta të Republikës së Kosovës, themelet në të cilat edhe sot qëndron shteti ynë sovran, i pavarur, i cili u ndërtua me gjak, i cili u ndërtua me mund dhe me shumë sakrifica, ndër sakrificat më të rëndësishme që vërtet i dhanë peshë lirisë sonë dhe i japin dritë rrugës sonë përpara ishte edhe sakrifica e Zahir Pajazitit me shokë të cilët i kujtojmë sot“, u shpreh Osmani.

29 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika