Prindërit e ish-presidentit Thaçi e përfundojnë vizitën e tyre në Hagë (VIDEO)

Pas dy orësh vizitë, prindërit e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaci, kanë dalë nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku edhe e kanë përfunduar vizitën tek biri i tyre.

Prindërit e Thaçit në Hagë

Një vizitë e tillë bëhet pas afro dy vjetësh të paraburgimit të Thaçit. Kjo vizitë ishte përmendur edhe gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Burojë të Skenderajt.

Ndërkaq të premten, vizitën e prindërve të Thaçit e ka konfirmuar edhe Ismail Syla, ish-këshilltar i ish-presidentit.

Ndryshe, Më 13 korrik të vitit 2022, do të mbahet konferenca e 13-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Gjatë kësaj konference pritet që të diskutohet për zbulimin e provave, hetimet e mbrojtjes dhe hapat e tjerë të tyre, si dhe për propozimet për racionalizimin e çështjes.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika