Pesë të arrestuar në Kaçanik gjatë tentimit për vjedhje në një argjendari

Policia - Vend i krimit FOTO ARKIV

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Kaçanik, nën dyshimin për tentim të vjedhjes së rëndë në një argjendari në rrugën “Ismail Raka”.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 01:40 të mëngjesit të 1 shkurtit 2026, autoritetet kanë pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e argjendarisë.

Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas të Serbisë, M.M. (36 vjeç) dhe D.T. (35 vjeç).

Në të njëjtën kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre shtetas kosovarë, L.M. (48 vjeç), B.H. (42 vjeç) dhe R.F. (28 vjeç).

Edhe këta janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për përfshirje në rast.

Njësia e Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, përfshirë shufër metalike, dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, skalpër dhe doreza. Po ashtu, gjatë kontrollit është gjetur edhe çelësi i një veture VW Caddy me targa vendore, e parkuar në afërsi të argjendarisë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe përkthyesit, ndërsa dy prej tyre kanë pranuar përfshirjen në rast.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika