Trepça vazhdon dominimin në Superligë, fiton bindshëm ndaj Yllit

Trepça po vazhdon formën e shkëlqyer në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionia në fuqi të dielën mbrëma, në palestrën “Minatori”, e mposhti Golden Eagle Yllin në derbin e xhiros së 18-të me rezultat 98:81.

Skuadra nga Mitrovica regjistroi fitoren e dhjetë radhazi në kampionat, duke konfirmuar dominimin e saj këtë edicion. Humbjen e fundit Trepça e ka pësuar më 7 dhjetor nga Vëllaznimi.

Me këtë fitore, Trepça vazhdojnë të udhëheqin tabelën me 33 pikë, tri më shumë se Bashkimi, ndërsa kanë bilanc prej 15 fitoresh dhe tri humbjesh.

Golden Eagle Ylli, ndërkohë, pësoi humbjen e dhjetë sezonale. Skuadra nga Suhareka ka tetë fitore dhe 26 pikë, duke u renditur në pozitën e pestë.

Trepça e nisi ndeshjen fuqishëm, duke e fituar çerekun e parë 26:16, ndërsa epërsia u rrit edhe më shumë në çerekun e dytë, i cili përfundoi 36:25. Pas pjesës së parë, vendasit kishin avantazh prej 21 pikësh (62:41).

Në pjesën e dytë, ritmi i mitrovicasve ra disi, gjë që i mundësoi Yllit t’i fitojë dy çerekët e fundit (17:16 dhe 23:20), por pa e rrezikuar fitoren e Trepçës, e cila në fund triumfoi me 17 pikë dallim.

Kenny Hasbrouck ishte më i dalluari te Trepça me 27 pikë si dhe 6/9 për tre pikë. Kapiti,Vining,Tmusic dhe Amzil shënuan pikë dyshifrore po ashtu.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika