Dogana dhe Policia e Kosovës zbulojnë rreth dy kilogramë narkotikë në Merdare

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, kanë realizuar sot një kontroll të detajuar në Pikëkalimin Kufitar Merdare, ku kanë zbuluar rreth dy kilogramë lëndë narkotike, për të cilën dyshohet se është kokainë.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrolli është kryer ndaj një automjeti të dyshuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë verifikimit të detajuar, substanca narkotike është gjetur e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit.

Për realizimin e kontrollit të thelluar është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve dhe ka mundësuar lokalizimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë pritet të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të inteligjencës dhe përdorimit të kapaciteteve moderne teknike, me qëllim parandalimin e veprimtarive ilegale dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe kufijve të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika