KEK ndal Njësinë A5 për sanim, katër njësi mbesin në operim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka njoftuar se Njësia A5 është ndalur nga operimi rreth orës 20:25, si pasojë e një rrjedhjeje të evidentuar në ekranet (sistemin gypor), në kuotën 10–15 metra.

Sipas KEK-ut, ndalja e njësisë është realizuar në përputhje të plotë me standardet teknike dhe operative të sigurisë, me qëllim të parandalimit të defekteve potenciale më të mëdha dhe për të mundësuar kryerjen e sanimeve të nevojshme teknike.

Aktualisht, KEK sh.a. po vazhdon operimin sipas planit dhe Bilancit të Energjisë Elektrike, me katër njësi prodhuese në operim: A3, A4, B1 dhe B2. Nga korporata sqarojnë se, në kushte të zakonshme, operimi bëhet me katër njësi, ndërsa gjatë periudhave me temperatura të ulëta është bërë angazhim maksimal për të vënë në funksion edhe njësinë e pestë, duke arritur për një periudhë operimin me pesë njësi njëkohësisht.

KEK sh.a. thekson se mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe efikas të kapaciteteve prodhuese, përmes zbatimit të masave parandaluese dhe mirëmbajtëse, me synim garantimin e stabilitetit të sistemit elektroenergjetik të vendit.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika