Një person është therur me thikë të dielën në Fushë-Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë”.
Një nga viktimat ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, ndërsa personat e tjerë janë lënduar si pasojë e përleshjes.
Të dyshuarit janë të gjithë të moshës 18-vjeçare dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.