Dënohet me  12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq, i akuzuar për krime lufte në Malishevë

Me 12 vite e 6 muaj burgim është dënuar për krime lufte në komunën e Malishevës, Sërgjan Lazoviq. Ai u shpall fajtor për maltretimin e keqtrajtimin ndaj 500 qytetarëve civilë shqiptar.

2 vjet pas ngritjes së aktakuzës ndaj Sërgjan Lazoviq, për krime lufte në Panorc të komunës së Malishevës, gjykata ndaj tij ka shqiptuar aktgjykim dënues.

I njëjti si pjestarë i xhandarmërisë serbe, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 12 vjet e 6 muaj burgim.

Lista e krimeve që bëri gjatë luftës është e gjatë, sikurse edhe numri i personave që ka malltretuar e ka keqtrajtuar gjatë asaj kohe.

“Arrestimet dhe keqtrajtimet nga 3 shtatori ‘98 deri 5 shtator të të njëjtit vit në fshatin Pronoc, i armatosur e i uniformuar në bashkëkryerje me persona të tjerë ushtarake dhe policore serbe me qellim frikësimi, dëbimi masiv dhe spastrimi etnik të popullsisë shqiptare ka arrestuar, ndaluar, torturuar e keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht rreth 500 qytetarë civil të cilët nuk ishin të përfshirë në konflikt”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili.

Këta qytetarë civil më pas i kishin dërguar në shkollën e fshatit Panorc, duke i mabjtur për shumë orë të bllokuar e që gjatë rrugës i kishin maltretuar e rrahur.

“Me të arritur tek shkolla të gjithë i vendosin nëpër klasa të shkollës, dhe i mbajnë të bllokuar për rreth 30 orë kundërligjshëm, në kushte të rënda jetese duke u mohuar të drejtën themelore të tyre për ushqim, ujë, nevojë fiziologjike”, ka shtuar Ismaili.

Ismaili ka lexuar edhe arsyetimin, mbi të cilin kanë ardhur në përfundim të këtij aktgjykimi.

“Janë administruar prova materiale dhe personale të cilat prokuroria i ka propozuar në aktakuzë sikurse edhe provat materiale që janë propozuar nga vetë pala mbrojtëse, nga dëshmia e dëshmitarëve që kemi dëgjuar gjatë shqyrtimeve gjyqësore por edhe nga dëshmitë e tyre të dhëna në fazat tjera të procedurës penale, në tërësi është vërtërtetuar se i akuzuari Sërgjan Lazoviq ka qenë pjesmarrës me forcat policore ushtarake serbe që kanë kryer arrestime keqtrajtimet, dëbimet shkatërrimet dhe plaçkitjet e popullatës civile”, ka thënë kreu i trupit gjykues.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ngriti aktakuzën për këtë rast në nëntor të 2024, ndërkohë që i njëjti është nën masën e paraburgimit nga qershori i vitit 2024.

Shija e redaktorit

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Të fundit nga rubrika