Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia e hetimeve të stacionit policor në Gjakovë ka identifikuar dhe arrestuar një person të përfshirë në tri raste vjedhjeje
Siç bëhet e ditur në njoftimin policor, të martën kjo njësi ka arritur të arrestojë një person të moshës madhore A.M., i cili ishte i përfshirë në tri raste të iniciuara për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të ndodhura në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës, në rrugët “Fan S. Noli”, “UÇK” dhe “Marin Barleti”, njofton Dukagjini.
Me urdhër të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje për 48 orë.