Presidenca paralajmëron masa ligjore ndaj gazetarit gjerman që shkroi për Osmanin

Këshilltari i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Rinor Nuhiu, ka njoftuar se po shqyrtohen hapa ligjorë ndaj gazetarit të “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, pas një shkrimi të publikuar të mërkurën.

Sipas Nuhiut, artikulli përmban pretendime shpifëse dhe të pabaza, duke përhapur dezinformata mbi presidenten.

Në shkrim, Martens kishte pretenduar se Osmani po përpiqet të sigurojë një mandat të ri presidencial duke u mbështetur në përkrahjen amerikane dhe duke u quajtur “kandidate e Trumpit”.

“Presidentja Osmani i hedh poshtë kategorikisht këto pretendime shpifëse dhe përhapjen e rrezikshme të dezinformimit. Janë duke u shqyrtuar të gjitha mjetet ligjore për mbrojtjen e integritetit të institucionit dhe të shtetit që ajo përfaqëson”, ka shkruar Nuhiu në platformën X.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika