Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, mirëpritën pjesëtarët e Klubit Alpin “Prishtina”, të cilët po përgatiten për ngjitjen e radhës, majën e Kilimanxharos.
Siç bëhet e ditur në njoftim, gjatë këtij takimi, Kurti u njoftua për planet dhe përgatitjet e fundit të grupit para nisjes për në Tanzani, ku synojnë ta ngjisin majën e Kilimanxharos, në lartësi prej 5895 metrash, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, njofton Dukagjini.
Organizatorët dhe përfaqësuesit e grupit të alpinistëve u shprehën se kjo ide është menduar si një formë e përfaqësimit dhe promovimit të vendit përmes sportit malor.
Kurti i përgëzoi për angazhimin në promovimin e vendit tonë dhe u uroi fat dhe suksese në këtë ngjitje të radhës, me rëndësi të veçantë.