Katërmbëdhjetë persona, përfshirë kryesues dhe anëtarë të komisioneve numëruese në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Kllokot, janë intervistuar lidhur me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se të dyshuarit janë ndaluar dhe marrë në pyetje, por pas intervistimit janë liruar me vendim të prokurorit, njofton Dukagjini.
“Kllokot 29.12.2025. Me dyshimin e bazuar për falsifikim të rezultateve të votimit, më 06.02.2026 janë arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarve 14 persona kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues në QKN- Kllokot. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.