Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet presidenciale

Partia liberale-demokrate e kryeministres së parë femër të Japonisë, Sanae Takaichi, pritet të fitojë me shumicë të madhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës.

Sipas exit poll-it të NHK, koalicioni i udhëhequr nga LDP mund të fitojë deri në dy të tretat e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa LDP-ja vetë pritet të ketë shumicë absolute.

Takaichi, e cila mori detyrën vetëm katër muaj më parë, kishte thirrur zgjedhjet për të siguruar një mandat të qartë publik, duke shënuar një kthesë krahasuar me dy paraardhësit e saj, nën të cilët partia kishte humbur shumicën për shkak të skandaleve dhe rritjes së çmimeve.

Rritja e popullaritetit të saj personal duket se ka ndihmuar partinë, me mbështetje të qeverisë që zakonisht ka qëndruar mbi 70%. Koalicioni LDP–Partia e Inovacionit të Japonisë mund të sigurojë deri në 366 nga 465 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, sipas projeksioneve të NHK.

Në gjithë vendin, qytetarët sfiduan motin e ftohtë dhe borën për të votuar në zgjedhjet e para të mbajtura në mes të dimrit pas 36 vitesh. Disa qytetarë thanë se fokusi i tyre ishte jeta më e mirë dhe shpenzimet e përballueshme, duke kërkuar zgjidhje afatgjata për ekonominë.

Takaichi ka premtuar shpenzime të mëdha dhe ulje taksash, ka forcuar kontrollet mbi emigracionin dhe pronësinë e të huajve mbi tokën japoneze, si dhe ka ngritur shqetësime mbi pagesat jo të kryera të taksave dhe sigurimeve shëndetësore nga të huajt.

Kritikat e biznesit dhe ekonomistëve mbeten, duke vënë në dyshim ndikimin e këtyre masave në ekonominë e ngadaltë të Japonisë dhe borxhin e lartë publik, raporton BBC.

Me një shumicë të dy të tretave, Takaichi mund të ketë mundësinë të ndjekë qëllimin e saj të gjatë për të ndryshuar kushtetutën paqësore të Japonisë. Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetja e ish-presidentit Donald Trump ishin gjithashtu një faktor që ndikoi tek votuesit.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika