Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik brenda një dite, njofton Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.
Nga këto, 50 gjoba janë vendosur përmes automjeteve me pajisje inteligjente, duke përfshirë shkelje si regjistrimi i skaduar i makinave dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.
Policia bën të ditur se 35 shoferëve u është sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa gjobat do t’u dërgohen shkelësve përmes postës.
“Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim.