Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave në rajonin e veriut, ka marrë informacion se në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac, komunë Leposaviq, mund të ketë mjete ilegale.
Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:
– 60 fishekë,
– 3 karikator,
– 1 kuti metali,
– 1 helmete ushtarake,
– 1 jakne me emblemë te Serbisë,
– 1 fotroll për mbajtjen e shishes se ujit(ushtarake),
– 1 fotroll ushtarake për thik,
– 1 pjese e anti-plumbit (stiropor),
– 1 qante ushtarake,
Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Në lidhje me rastin, është identifikuar një person si i dyshuar, i cili do të intervistohet nga policia.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe i bën thirrje çdo kush të raportojë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në numrin 192.