Nesër seanca konstituive e Kuvendit – Vetëvendosje optimiste për “sukses”

Në seancën konstituive e cila me vendim të presidentes Vjosa Osmani mbahet të martën, nuk dihet se kush do të jetë kandidati për kryetari Kuvendi, por bazuar në deklarimin e njeriut numër dy në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, subjekti fitues i zgjedhjeve nuk do ta bllokojë Kuvendin as për postin e nënkryetarit që i takon Listës Serbe. Nëser pritet që të ketë pastaj seancë edhe për Qeverinë.

Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet më 11 shkurt, pra të martën, nga ora 12:00 (ora e nisjes së seancës ka ndryshuar për shkak të zhvllimeve në Hagë, kështu seanca pritet të nisë nga ora 17:00).

Seanca konstituive nis më vonë, ora ndryshon për shkak të Hagës

Sipas Rregullores së Kuvendit, në seancën konstituive, janë katër pika:

  1. Formimi i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve; 2. Betimi i deputetëve; Zgjedhja e Kryetarit, dhe pika për zgjedhjen e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryetari i partisë e cila e ka në dorë fatin e seancës së nesërme meqenëse i ka 57 deputetë, nuk tregoi se kë do të e propozojnë për kryetar Kuvendi, dhe as nëse do të e votojnë nënkryetarin serb i cili sipas aktgjykimit të Kushtetuese i takon partisë më të madhe, në këtë rast, Listës Serbe.

“Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstituive, dhe besoj që do të shkojë mbarë e mirë gjithçka”, ka thënë Albin Kurti,

Me më shumë informacione, por dhe optimist se nesër do të shkojë gjithçka mbarë e mirë u shpreh edhe numri dy në Lëvizjen Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Ish-kryetari i Kuvendit, tash deputet i rizgjedhur, bëri me dije se nesër nuk do ta bllokojnë konstituimin e Kuvendit, për njërin nënkryetar i cili i takon komuniteti serb.

“Nesër do të bëhet Kuvendi, dhe nesër shumë shpresoj se do të bëhet Qeveria, për të tjerat flasim pastaj… ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, deri tash vazhdimisht LVV, ato natyrish kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Gjykata Kushtetuese siç ishte p.sh. rasti në vitin 2024, kur tha që ju nuk mundeni me e bë shumicën, shumicën mundet me e bo vetëm fituesi i zgjedhjeve ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Konjufca.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, sapo të konstituohet Kuvendi mund ta thërras seancën e re për propozimin dhe votimin për kabinetin qeveritar.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika