Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është raportuar e zhdukur në Gjakovë, teksa kanë nisur hetimet për rastin.
Sipas raportit 24-orësh, më 10 shkurt është raportuar se viktima, femër kosovare, ishte larguar nga shtëpia më 8 janar 2026 rreth orës 07:30 dhe nuk është kthyer më.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe po trajtohet nga njësitë relevante hetimore.