Deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi, Mishetiq kundërshton provat e Prokurorisë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, edhe këtë të mërkurë po vazhdojnë deklaratat përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e sotme nisi me fjalën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit, të paraqitur nga avokati Luka Mishetiq.

Gjatë paraqitjes së tij, Mishetiq u shpreh se gjatë shqyrtimit të mbyllur të çështjes, trupi gjykues do të konstatojë se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të përmbushë standardin e kërkuar të provës ndaj klientit të tij.

“Ne parashtrojmë se në kuvendimet tuaja do të arrini pashmangshëm së ZPS-ja nuk arriti të plotësojë kriteret e standardit të barrës së provës që i përket. Tërësia e provave vërteton një konsensus të dëshmitarëve ndërkombëtarë, atyre brenda UÇK-së dhe prova shkresore që vërtetojnë dyshimet e arsyeshme lidhur me pretendimet e ZPS-së”, deklaroi Mishetiq.

Sipas Mishetiqit, dëshmitë e përfaqësuesve ndërkombëtarë tregojnë se ngjarjet e përmendura në aktakuzë nuk kanë qenë të ndërlidhura me Thaçin, duke u bazuar jo vetëm në vëzhgimet e tyre, por edhe në informacionet e shërbimeve të inteligjencës.

Ai theksoi gjithashtu se të akuzuarit duhet të konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me ligj.

“Përpara jush janë katër burra për të cilët ligji duhet të thotë se duhet të prezumohen të pafajshëm. Ky proces është sjellë këtu se ZPS ka ngritur pretendime se ata kanë prova që vërtetojnë përtej dyshimit të arsyeshëm se ata janë fajtorë dhe për rrjedhojë për më shumë se 5 vite jemi të përfshirë në këtë proces ku duhet të bëhet verifikimi i pretendimeve të ZPS-së dhe për të parë nëse ata mund të vërtetojnë këto pretendime. Ky gjykim nuk është verifikim i jetës së Thaçit. Ky është verifikim i pretendimeve të Prokurorisë së Thaçi nuk duhet të gëzojë prezumimin e pafajësisë”, tha ai.

Në vijim, avokati nënvizoi se gjyqtarët, në momentin kur të nisin diskutimet për vendimmarrje, duhet të mbështeten fillimisht në prezumimin e pafajësisë dhe më pas të analizojnë nëse provat e paraqitura nga Prokuroria e përmbushin standardin “përtej dyshimit të arsyeshëm”.

“Kur të filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Thaçi është i pafajshëm dhe pastaj do të vlerësoni se provat e paraqitura nga ZPS ju kanë bindur juve se jashtë dyshimit të arsyeshëm se Thaçi është fajtor. Nëse Prokuroria s’ju ka bindur ju, ju duhet të arrini të paktën një shpjegim të arsyeshëm të provave ndryshe. Pra, që Thaçi nuk është fajtor për akuzat që janë në aktakuzë”, u shpreh Mishetiq.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika