Koci në Beograd: Pretendime për keqtrajtim ndaj Lozhanit, kërkon reagim urgjent

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ndodhet në Beograd, në cilësinë e mbrojtësit ligjor të Mit’hat Lozhanit, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe, duke theksuar se rasti kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe ndërkombëtar.

Sipas Kocit, janë siguruar informacione që ngrenë dyshime për trajtim fizik të papërshtatshëm ndaj Lozhanit, marrje të vazhdueshme në pyetje dhe ushtrim presioni gjatë qëndrimit në paraburgim teksa  ka kërkuar që këto pretendime të verifikohen pa vonesë, njofton Dukagjini.

Koci, mes tjerash, ka theksuar nevojën për ekzaminim të pavarur mjekësor, dokumentim zyrtar të çdo lëndimi të mundshëm, sqarim mbi mënyrën dhe kushtet e marrjes në pyetje, si dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë fizike dhe psikologjike të të ndaluarit.

Sipas tij, nëse ekziston rrezik për sigurinë e Lozhanit, duhet të merret në konsideratë edhe veçimi i tij nga të paraburgosurit e tjerë.

“Ky rast po shkon në drejtim që kërkon reagim të menjëhershëm. Janë marrë informacione për trajtim fizik të papërshtatshëm, marrje në pyetje të vazhdueshme dhe presion brenda paraburgimit. Këto pretendime duhet me u verifiku menjëherë. Duhet: ekzaminim mjekësor i pavarur, dokumentim zyrtar i çdo lëndimi të mundshëm, sqarim për mënyrën dhe kushtet e marrjes në pyetje, masa konkrete për sigurinë fizike dhe psikologjike, veçim nga të burgosurit tjerë, nëse ka rrezik për sigurinë e tij. Autoritetet që e mbajnë në paraburgim mbajnë përgjegjësi të plotë për jetën dhe shëndetin e tij” ka shkruar Koci në Facebook.

Ai ka kërkuar transparencë të plotë dhe monitorim serioz ndërkombëtar të rastit, duke nënvizuar se Lozhani gëzon prezumimin e pafajësisë dhe se ky parim duhet të respektohet në çdo fazë të procedurës.

Sipas Kocit, institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta trajtojnë këtë çështje me urgjencë, pasi siguria e shtetasve të Kosovës jashtë vendit është detyrim kushtetues.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika