Kurti para deputetëve: Në mandatin e ri, reforma në drejtësi hyn në fazën vendimtare

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, ka paraqitur para deputetëve një bilanc të mandatit të kaluar, duke theksuar përparimin ekonomik, forcimin e bizneseve dhe rritjen e mirëqenies sociale në Kosovë.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Kurti tha se vendi ka shënuar rritje ekonomike, rritje të pagave dhe shtesave për fëmijë, si dhe përmirësim të kushteve sociale për qytetarët.

Ai theksoi se në mandatin e ardhshëm, reforma në drejtësi do të hyjë në fazën e saj vendimtare, ndërsa lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë pa kompromis.

“Në këtë mandat reforma në drejtësi do të hyjë në fazën e saj vendimtare, do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit dhe ligji do të zbatohet pa frikë dhe pa favore gjithandej Republikës. Reforma në drejtësi nuk ka qenë vetëm synim, ajo ka nisur të bëhet realitet. Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme duhet të ecë përpara së bashku me Vetingun, ashtu që drejtësia të bëhet edhe e drejtë, edhe e shpejtë, edhe e besueshme”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, do të themelohet një prokurori e re e specializuar për çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe një zyrë për hetime disiplinore.

Kurti paralajmëroi edhe thellimin e reformës në transformimin digjital, duke thënë se çdo qytetar duhet të ketë mundësi të komunikojë me institucionet pa barriera, në mënyrë të shpejtë, efikase dhe transparente.

“Digjitalizimi është mjet për t’i shërbyer çdo qytetari dhe do të përdoret për progres shoqëror, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, llogaridhënie dhe cilësi të lartë të shërbimeve”, theksoi ai.

Ai shtoi se gjatë mandatit të kaluar eksportet dhe investimet e huaja direkte janë dyfishuar, ndërsa në katër vitet e ardhshme Qeveria synon të investojë rreth 1 miliard euro në prodhim, përmes garantimit të kredive për investitorët.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika