Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti, ka prezantuar para Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar, duke kërkuar besimin e deputetëve për mandatin e ardhshëm qeverisës.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se mandati që po kërkon është mandat pune, drejtësie, dinjiteti, sigurie dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Mandatin të cilin po e kërkojmë është mandat pune, drejtësie dhe dinjiteti për secilin, mandat sigurie dhe begatie për të gjithë. Ju faleminderit për vëmendjen”, ka përfunduar Kurti.
Sipas prezantimit të tij, përbërja e kabinetit qeveritar është si vijon:
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe i Diasporës: Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim: Fikrim Damka
Ministër i Financave: Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Hajrullah Çeku
Ministre e Kulturës dhe Turizmit: Saranda Bogujevci
Ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal: Elbert Krasniqi
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Dimal Basha
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit: Mimoza Kusari-Lila
Ministre e Ekonomisë: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Rasim Demiri
Pas prezantimit të kabinetit dhe programit qeverisës, Kuvendi pritet të votojë për përbërjen e Qeverisë së re të Kosovës.