Tahiri kritikon kabinetin qeveritar të Kurtit: Qeveri e përmasave të një shteti si Kina

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar ekspozenë e paraqitur nga mandatari për kryeministër, Albin Kurti, duke e cilësuar kabinetin e propozuar qeveritar si tepër të madh dhe të orientuar, sipas tij, nga interesat partiake.

Ai shprehu habi për numrin e ministrive dhe përbërjen e kabinetit.

“Ne jemi sot këtu në një ditë kur ne si deputetë, ne si grup parlamentar, do të duhej të reflektonim mbi një program, mbi një ekspoze, mbi një kabinet të kësaj qeverie, të cilin as nuk e kemi parë, as nuk e kemi lexuar, por e kemi dëgjuar prej kandidatit për Kryeministër në këtë foltore. Bile-bile lexova shpejt, po ashtu u habita që kjo është qeveria më e madhe, qeveria që i ka 21 ministra, zëvendëskryeministrat, pra një kabinet i përbërë prej 21 anëtarëve. Kryeministër, a e di çka kjo thotë? Kur e ke marrë mandatin, sa ministri? A e duhet të dish që ke themeluar një kabinet qeveritar i cili është i përmasave të një shteti të Kinës?

Në një Kosovë me 1.7 milionë banorë. Pra, ky kabinet qeveritar nuk është asgjë tjetër përveçse atëherë model i një pushteti të marrë në mënyrë demokratike, partiak, që synim vetëm e ka të shtyjë një agjendë puro-partiake dhe politike. Këtu sot, normal që e kam fjalën për shkak se unë jam këtu në emër të grupit parlamentar të reflektoj mbi programin, mbi vizionin, mbi idetë rreth ministres se çka të bëjmë me Kosovën”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika