Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nuk ka synim që Vjosa Osmani të zgjidhet përsëri presidente në këtë mandat.
“Zoti Kurti e ka synim që në mandatin e ri të jetë edhe zoti Kurti edhe zonja Osmani bashkë, do të thotë ky është synimi i tij. Unë mendoj që i ka shanset minimale që të jetë presidente. Mendoj që Kurti do të bëj maksimumin që të mos ta zgjedhë, nuk do të ia japë hyzmetin”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.
Ai ka shtuar se Kurti do të provoj të bëj kompromis tjetër, qoftë me LDK-në apo PDK-në.
“Synimet me sa e pashë sot, nuk i ka për ta bërë zonja Osmanin do ta bëj një zgjidhje tjetër e cila na befason, pro këtë synim sot nuk e ka, mund të ndodh që javën e ardhshme edhe ta bëj synim se i imponohet, por zoti Kurti politikisht nuk do”, ka deklaruar tutje Hoxha.