Gjykimi në Hagë, sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Kadri Veselit

Kadri Veseli, Hagë 12 Shtator 2023 gjatë dëshmisë së dëshmitarit të 24-të

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të vazhdojë sot, për të katërtën ditë radhazi, procesi me deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë ditës së sotme pritet që ekipit mbrojtës të Kadri Veselit t’i jepet fjala për paraqitjen e argumenteve përfundimtare, njofton Dukagjini.

Avokati i Veselit, Rodney Dixon, deklaroi të mërkurën se rasti ndaj Veselit është unik, duke theksuar se Prokuroria “nuk ka asnjë provë” kundër klientit të tij.

Ai argumentoi se provat ndaj Veselit janë dytësore dhe të “paprovuara” dhe shtoi se asnjë dëshmitar në gjykatore nuk e ka lidhur Veselin me ndonjë vepër penale që përmendet në aktakuzë.

“Ideja se zoti Veseli u kthy në Kosovë dhe lëvizi në Kosovë për të ndihmuar rritjen e UÇK-së dhe që ishte në gjendje që të angazhonte luftime me forcat serbe dhe që ai njëkohësisht kishte një plan për të kthyer armët kundër popullit të vet është absurde”, tha Dixon.

Ai tha se kjo gjë nuk mbështetet në asnjë provë.

“Kjo nuk mbështetet absolutisht me asnjë provë. Teoritë e ZPS-së janë kundër çdo lloj logjike”, tha ai.

Përveç kësaj, avokati tha se pse duhej të mblidheshin mjëra njerëz që ta themelojin UÇK-në për këtë qëllim të përbashkët kriminal.

“Pse mijëra njerëz të zakonshëm të mblidheshin së bashku në ’98-ën nën shtypjen e Serbisë dhe të ndërtonin UÇK-në për një qëllim kriminal”, tha avokati Dixon.

Avokati tha se në mënyrë të logjikshme këta persona e ndërtuan UÇK-në për ta mbrojtur vendin e tyre duke shtuar se ky është edhe qëndrim i Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Ata në mënyrë të logjikshme e bënë këtë për të mbrojtur vendin e tyre dhe ky është qëndrim i Bashkësisë Ndërkombëtare e NATO-s se si UÇK-ja luftoi me guxim kundër mundësive tejet të pabarabarta për të mbrojtur Kosovën”, tha ai.

Mbrojtja e Veselit do të vazhdojë deklaratat përmbyllëse këtë të enjte.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika