Koci dyshon se Llozhani po keqtrajtohet në Serbi dhe se edhe vetë ndihet i rrezikuar

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ndodhet ende në Beograd si mbrojtës ligjor i Mit’hat Llozhanit, i cili është arrestuar nga policia serbe nën pretendimet për krime lufte.

Ai ka bërë të ditur se ndihet i rrezikuar edhe vetë.

“Jam në Beograd për lirimin e Mit’hat Llozhanit. Kam informata që jam edhe unë i rrezikuar”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ai gjithashtu ka thënë se ka marrë informacione se Lozhani nuk është në gjendje të mirë.

Koci ka raportuar se Lozhani është përballur me trajtim fizik të papërshtatshëm, pyetje të vazhdueshme dhe presion brenda qendrës së paraburgimit.

Avokati ka theksuar se këto pretendime duhet të verifikohen sa më shpejt përmes një ekzaminimi mjekësor të pavarur dhe dokumentimit zyrtar të çdo lëndimi të mundshëm.

Ai ka kërkuar gjithashtu sqarime për mënyrën dhe kushtet e marrjes në pyetje, si dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë fizike dhe psikologjike të Lozhanit, përfshirë edhe veçimin e tij nga të burgosurit e tjerë nëse ekziston ndonjë rrezik për jetën ose shëndetin e tij.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika