Kallas uron Kurtin për Qeverinë e re: Moment i ri për dialogun Prishtinë–Beograd

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë së re të Kosovës, duke e cilësuar këtë zhvillim si një lajm inkurajues pas më shumë se një viti bllokimi politik.

Kallas vlerëson se avancimi i reformave është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e Bashkimit Evropian, e cila kap vlerën e qindra milionë eurove, si dhe për të përshpejtuar progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, Kallas e cilësoi situatën aktuale si një “moment të ri” për të forcuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës, si dhe për të shtyrë përpara dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Pas më shumë se një viti bllokimi politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti! Tani është thelbësore që qeveria të veprojë me shpejtësi për zbatimin e reformave. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së, me vlerë qindra miliona euro, dhe për të përparuar në rrugën drejt integrimit evropian. Ky është një moment i ri për të çuar përpara marrëdhëniet BE–Kosovë dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Jam i gatshëm të pres së shpejti një takim të nivelit të lartë”, ka shkruar Kallas në X.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika