Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Qeverinë e re të Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti me rastin e nisjes së mandatit të ri qeverisës.
Begaj i uroi suksese Kurtit në drejtimin e Qeverisë duke theksuar rëndësinë e përkushtimit dhe bashkëpunimit në dobi të shtetit dhe qytetarëve, njofton Dukagjini.
Mes tjerash, Begaj i ka siguruar Kurtin mbështetjen e vazhdueshme vëllazërore.
“Urime Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit z. Albin Kurti! I uroj suksese në mandatin e ri, në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës. Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”.