Avokati i Veselit: Ka persona që kanë gënjyer nën betim

Rodney Dixon, avokati i Kadri Veselit, po vazhdon t’i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’.

Dixon insistoi se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për përfshirje në krime siç pretendon ZPS teksa shtoi se në kohën e luftës në Kosovë askush nuk e njihte Veselin, dhe se ai u bë i njohur pas luftës, përmes politikës.

“Çështja e Prokurorisë kundër Veselit duket si një përpjekje për të gjetur një të penduar. Për më shumë se pesë vjet që nga ngritja e aktakuzës, madje që nga krijimi i Dhomave të Specializuara më 2015 dhe fillimi i hetimeve, ZPS-ja ka kërkuar diçka që në të vërtetë nuk ekziston, duke u munduar të gjejë prova për përfshirjen e Kadri Veselit në ndonjë aktivitet kriminal”, deklaroi Dixon.

Mes tjerash, Dixon deklaroi se rasti ndaj Veselit është i veçantë, sepse “nuk ka asnjë provë që ai të ketë kryer ndonjë vepër penale”.

“Prokuroria mund të argumentojë deri sa të bjerë fundi i botës nëse dëshiron se kanë provat kundër Veselit por kjo nuk ndryshon që ju të nderuar gjykatës mund ta shihni tani që në fakt është një çështje e dobët kundër tij. Madje, është mosekzistenca e provave”, u shpreh Dixon.

Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e dokumenteve orgjininale dhe përpjekjen e ZPS-së për t’i siguruar ato.

“Pavarësisht ndërhyrjeve që keni bërë ju gjykatës, argumentet e ZPS kundër Veselit nuk janë përmirësuar dhe nuk janë bërë më të kuptueshme. Nëse hedh një sy hollësive të dosjes së ZPS, kjo është një veprimtari e lodhshme që vetëm lodh trurin; ZPS nuk ka argumente të mbështetura”, theksoi avokati.

“Nuk janë paraqitur dokumente origjinale dhe nuk është bërë asnjë përpjekje nga ZPS për t’i siguruar ato”.

Tutje, gjatë fjalës së tij, Dixon u shpreh se dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur në pohimin e vërtetësisë bazuar në qëndrimin e saj.

“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur për pohimin e vërtetësisë të qëndrimit të saj. Por, në të njëjtën kohë ne kemi parë që ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë dhe kemi pasur persona të vërtetë prej të cilëve ZPS-ja nuk ka marrë përgjigje, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre. Kështu që, si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën”, ka deklaruar Dixon.

Gjykimi në Hagë, Dixon: Veseli do të shpallet i pafajshëm, përpjekjet e ZPS-së janë të kota

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika