Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar për të katërtën ditë radhazi, procesi me deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Gjatë ditës së sotme ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit, e ka fjalën për paraqitjen e argumenteve përfundimtare, njofton Dukagjini.
Geoffrey Roberts, avokati i Selimit, në fillim të fjalës tha se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet që i ngarkohen klientit të tij.
“Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet në aktakuzë. ZPS-ja thjesht nuk ka arritur të provojë asnjë prej këtyre krimeve të pretenduara. Kaq është dhe ky është qëndrimi ynë”, tha ai.