Avokati Dixon: ZPS-ja ka bërë përpjekje të kota, përmend provat që erdhën nga Beogradi

Gjatë paradites së sotme ka përfunduar fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit. Ai tha se klienti i tij është i pafajshëm dhe se duhet pasur kujdes me provat që kanë ardhur nga Serbia. Pasdite do nis me fjalët përfundimtare mbrojtja e Rexhep Selimit.

Përpjekje të kota i ka quajtur mbrojtësi kryesor i Kadri Veselit, akuzat e Zyrës së prokurorit të specializuar në rastin më të madh që po zhvillohet në Hagë.

Në ditën e dytë të fjalës përfundimtare të tij, Rodney Dixon tha se dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja kanë dhënë dëshmi të rreme nën betim.

“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur për pohimin e vërtetësisë të qëndrimit të saj. Por, në të njëjtën kohë ne kemi parë që ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë dhe kemi pasur persona të vërtetë prej të cilëve ZPS-ja nuk ka marrë përgjigje, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre. Kështu që, si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën”, ka thënë Dixon.

Tek thoshte se ZPS-ja nuk ka asnjë provë që dëshmon përfshirjen e Kadri Veselit në vepra penale për të cilat akuzohet, Dixon në një pjesë të fjalës së tij u fokusua edhe tek provat që kanë ardhur nga Serbia e që ZPS-ja i ka përfshirë në dosjen kundër ish krerëve të UÇK-së.

“Duhet t’u kushtohet rëndësi e veçantë dokumenteve që janë dhënë nga këto autoritete dhe sigurisht që do të cekim shënime dhe dokumente të tjera. Duhet të trajtohet po ashtu autenticiteti, zinxhiri i ruajtjes dhe të tjera. Ky është një element i rëndësishëm që duhet të merret parasysh siç ka vendosur edhe Dhoma e Apelit, sa i përket Apelit që kishte me përgjimet. Pra, është e rëndësishme që të vërtetohet përtej dyshimit të arsyeshëm dhe sipas Dhomës së Apelit, është shumë e rëndësishme që të shikohen me shumë rëndësi provat që janë dhënë nga autoritetet serbe lidhur me përgjimet dhe dokumentet e tjera”, ka shtuar Dixon.

Dixon në fjalën e tij, pati edhe një porosi për gjykatën në lidhje me krimet serbe kë kryera në Kosovë.

“Ju nuk mund të injoroni atë e çfarë ka bërë Serbia sikur Serbia të ishin thjesht dele që kalonin gjatë natës”, ka thënë Dixon.

Në fjalën e fundit para trupit gjykues, mbrojtja e ish kryeparlamentarit, tha se vendimi i kësaj Gjykate do të mbetet në histori, dhe nuk mund të ketë verdikt për fajësi nëse nuk ka prova, përkundër përpjekjeve të Prokurorisë për një gjë të tillë.

Senca e sotme, u karakterizua edhe me probleme teknike, por u vu në pah edhe një moment kur një prej gjyqtarve e zuri gjumi gjatë fjalës së mbrojtjes së Veselit.Pasdite ka nisur fjalën përfundimtare mbrojtja e Rexhep Selimi.

Sipas avokatit të tij, Selimi është i pafajshëm dhe akuzat e prokurorisë për ndërmarrje kriminale të përbashkët janë ofenduese e të pabazuara.

“Dua të them shumë qartë që në fillim se nuk ka ekzistuar ndonjë NPK në të cilën është përfshirë Selimi apo të bashkë akuzuarit e tjerë, në asnjë moment të periudhës së aktakuzës. Kjo është kështu, ka qenë dhe mbetet dhe është qëndrimi kryesor parësor i mbrojtjes. Në mungesë në NPK nuk mund të ketë përgjegjësi për Selimin për kryerje të krimeve përmes kësaj forme të përgjegjësisë dhe themi se për arsye të ndryshme dhe kryesisht pretendimi i ZPS-së për Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale është i mangët në logjik dhe i mangët në prova”,  ka thënë avokati Geoffrey Roberts.

Mbrojtja e Selimit tek fliste për emrat që ZPS-ja ka përfshirë si pjestarë të ‘Ndërmarrjes së përbashkët kriminale’, tha se prokuroria e ka përmendur disa herë emrin e Adem Jasharit në dosjen e saj, por pa folur për masakrën që u bë në këtë familje.

Avokatët e Rexhep Selimit do përfundojnë fjalën përdundimtare të premten, e më pas do nis mbrojtja e Jakup Krasniqit.

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika