Alagendra: Krasniqi të shpallet i pafajshëm

Venkateswari Alagendra e cila përfaqëson Jakup Krasniqin gjatë deklaratës së saj përmbyllëse ka thënë se klienti i saj duhet të shpallët i pafajshëm.

Ajo tha se ky 75 vjeçar duhet të lejohet që vitet që i ka caktuar Zoti, t’i kalojë me familjen e vetë.

“Ekziston vetëm një opsion që ju të merrni vendim pafajësie për të gjitha akuzat e ngritura ndaj Jakup Krasniqit…Do ju bëjmë thirrje që në provat dispozicion që të shpallni të pafajshëm z.Kransiqi. ta lejoni këtë zotri 75-vjecar që të kthehet në familjen e vetë dhe të kalojë vitet që i ka caktuar zoti me familjen e vetë”, tha Alagendra.

Alagendra tha se Krasniqit i është dashur shumë kohë për të arritur në përfundim se çështja e Prokurorisë përshkruhet në dobësi dhe mospërputhje të shumta.

“Jakup Krasniqit i është dashur që të pres shumë kohë për të mberritur në përfundimin se çështja e Prokurorisë përshkruhet nga dobësi, mospërputhje dhe kontradikta të dukshme, të shumta dhe të përhapura”, tha ajo.

Përveç kësaj, ajo përmendi edhe raportin e Dick Martyt të 2011-ës duke shtuar se asnjë prej pretendimeve të raportit nuk kanë quar në ngritjen e ndonjë akuze.

“Në janar të 2011-ës Dick Marty lëshoi një raport i cili shërbeu si katalizë për veprimet dhe krijimin e DhSK-së më pas. Historianët, analistët dhe juristët mund të thonë në të ardhmen që shumë prej pretendimeve hiperbolistike, të çuditshme të përfshira në atë raport nuk kanë quar në ngritjen e një akuze”, tha ajo.

Përveç kësaj, ajo tha se ky raport nuk ka përfshirë asnjë pretendim për vepër penale të kryer nga Krasniqi.

“Siç e dini nuk kemi asnjë akuzë për trafikim organesh këtu përpara kësaj gjykate dhe ky raport nuk përfshinë asnjë pretendim për vepra penale të kryera nga Jakup Krasniqi”, tha Alagendra.

“Një gjë është e qartë, më shumë se pesë vite më përpara Jakup KRansiqi është arrestuar, i është hequr liria dhe ka qëndruar në paraburgim për 1926 ditë, larg prej bashkëshortes së tij, katër fëmijëve të tij, nipërve dhe mbesave”, tha ajo./Betimi për Drejtësi

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika