Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka përkrahur propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se partia e tij nuk e mbështet këtë propozim, ndonëse, sipas tij, një ditë më parë kanë shprehur gatishmëri për të mos lejuar bllokimin e shtetit duke votuar vazhdimin e financimit për muajin mars, njofton Dukagjini.
Ai theksoi se PDK-ja ka treguar tolerancë për të shmangur pengesat institucionale, por kërkoi që të respektohen procedurat e rregullta.
Sipas Tahirit, deputetëve duhet t’u jepet së paku një afat prej tre ditësh për ta shqyrtuar materialin para se të merret një vendim.
“PDK-ja nuk e mbështet, dje e kemi argumentu vullnetin dhe gatishmërinë që shteti të mos bllokohet duke e mbështetur vazhdimin për muajin mars. Jemi tolerantë që mos të ketë proces të rregullt, të ketë procedura dhe nevojitet afat minimal 3 ditë që edhe deputetët ta shohin materialin dhe ta analizojnë”, tha Tahiri.