Një aksident mes trenit dhe një veture ka ndodhur këtë të premte në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, u shpreh Ahmeti.